City Of Oricum

Author: Olsi Lafe
Student of Archaeology
Tirana University
olslafe@Hotmail.com


Pozita gjeografike e qytetit antik te Orikut:
Germadhat e qytetit antik te Orikut (Pashalimani i sotem), gjenden ne pjesen me jugore te gjirit te Vlores dhe 42 km ne jug te Apollonise, ne nje skele te futur brenda bregut mbi kodren qe mban emrin Paleokaster, e larte 20 m mbi nivelin e detit. Kodra e Paleokastres, ne pjesen me te larte te saj ka nje shesh te vogel ku ishte vendosur qyteti. Nga veriu, ajo vjen pak e thepisur ndersa nga lindja deri ne afersite e kenetes ulet me ane te dy tarracave natyrore pak a shume te ngushta. Ne tarracen e siperme duken edhe sot gjurme gdhendjesh ne shkemb, qe nuk jane gje tjeter vecse teprica ndertesash te ndryshme te qytetit. Po ne kete ane ngjitet per ne akropol nje rruge e gjate 10.8 m dhe e gjere 2.40 m, e ndare ne 27 shkalle te gdhendura gjithashtu ne shkembin natyror.
Kodra e Paleokastres rreth 5 ha qarkohej ne rrezen e saj prej nje muri mbrojtes 950 m te gjate. Ne pjesen e siperme te kodres gjendej nje mur i dyte, i cili krijonte akropolin. Pervec tyre nje mur i terthorte me drejtim lindje-perendim e ndante kodren ne dy pjese simetrike me njera-tjetren. Krijohej keshtu nje sistem mbrojtes i perbere prej 4 seksionesh te vecuara te cilat komunikonin ndermjet tyre dhe mund te rezistonin ne menyre te pavarur edhe kur njera pjese binte ne dore te armikut. Si skeme urbanistike ketu kemi te bejme me tipin e qytetit me akropol ne mes.
Oriku u shfrytezua prej romakeve ne lufterat kunder ilireve dhe maqedoneve, luajti rol ne luften civile midis Cezarit dhe Pompeut. Flota maqedone e Aleksandrit te Madh te Maqedonise e pushtoi me 214 p.e.s. Ne kohen bizantine dhe ne mesjete njihet si nje port i vogel me emrin Jeriko. Ne kohen e pushtimit osman Oriku u quajt Pashaliman.

Historiku i kerkimeve:
Te paret qe kane shkruar mbi mbeturinat antike te qytetit te Orikut jane dy shtegtaret e huaj Leake dhe Pouqueville. Disa vjet me vone, aty nga fillimi i gjysmes se dyte te shek. XIX Orikun e vizitoi francezi Heuzey. Ne fillim te shek. XX Oriku u vizitua nga Patch.
Disa lajme te shkurtra te marra nga Heuzey dhe Patch mbi monumentet e Orikut na jep austriaku Veith. Ne vitin 1926 Oriku u vizitua nga arkeologu italian Luigi M.Ugolini, i cili me vone do te filloje te germoje ne Foinike e Butrint. Ne veren e vitit 1958 ne Orik, ne anen lindore te kodres, pikerisht ne sheshin e tarraces se saj te dyte, dolen ne drite gjurmet e nje ndertese monumentale, teatrit.
Teatri i Orikut duhet ti perkase tipit kalimtar, nga ai i teatrit grek ne ate romak, dhe ka me teper ngjashmeri me ate te Aspendit (Azi), qe eshte nje shembull tipik i tipeve kalimtare. Teatri i Orikut, duke pasur shume karakteristika te perbashketa me teatrot e tipit kalimtar, duket te jete ndertuar ne shek. I e.s. Ai ishte i destinuar per shfaqje te perziera theatrale dhe per ndeshje gladiatoresh. Ekzistenca e kanalit te ujit perreth sheshit te orkestres se teatrit te Orikut deshmon se ky ka qene i hapur. Kapaciteti i tij ka qene rreth 400 vete.

Themelimi i qytetit:
Germimet arkeologjike megjithese ne nje numer te vogel, e cojne daten e themelimit te qytetit nga fundi i shek. VI-fillimi i shek. V p.e.s. Format e lekiteve dhe vazove me figurina te zeza, konfirmojne edhe nje here qe themelimi i Orikut eshte kryer nga fundi i shek. VI p.e.s.

Bibliografia:
- A. Bace, "Qendrat e fortifikuara te gjirit te Vlores ne antikitet", Monumentet, 1975/10
- Dh. Budina, "Germimet ne theatrin antik te Orikut", Studime Historike, 1964/1
- Dh. Budina, "Oricum a la lumière des données archéologiques", Jadranska Obala U Protohistoriji, 1976
- Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tirane 1985
- V.D. Bllavatski-S. Islami, "Germimet ne Apolloni dhe Orik gjate vitit 1958", BUSHT, 1960/1